“Ermal, je një Moxart i zhu-zhu-rimës shqiptare!” Artisti i njohur analizon librin e Ermal Mamaqit

Një ndër personazhet e njohur që ka blerë dhe lexuar librin e Ermal Mamaqit është regjisori dhe aktori Leonard Bοmbαj. Pas leximit ai ka bërë një “analizë” në rrjete sociale, ku tregon se historitë personale të Ermalit e kanë mbërthγer më së tepërmi.

Mes të tjerash Bombaj ka veçuar zhdërvjelltësinë e producentit në rrëfim, kapërcimin dinamik nga një temë në tjetrën, por mbi të gjitha guximin e Ermalit si një djalë ekrani për të kaluar sa në një fushë ne tjetrën, nga barsaletist në aktor, regjisor, producent e të tjerë.

Regjisori e konsideron librin e Ermalit si një rrugëtim vetëzhvillimi dhe manual trajnimi. Ndër rreshta ai shkruan: “Lexova gjera edhe qe I kam degjuar! Por kam mesuar edhe qe “Cdo gje ne kete bote eshte thene. Problemi eshte se duhen perseritur”. Pra Ermali kontribon duke sherbyer.”

Më tej regjisori sjell edhe një episod me një personalitet të humorit shqiptar pikërisht për Ermalin: “Nje dite isha ulur me personalitetin e humorit P.Kulla I cili me surprizoi “Me ka kenaqur Mamaqi me ‘I love Tropoja’, inventiv, I pandalshem, improvizues”.

Dikush I kujtoi aty qe “Mamaqi eshte bajat”. P.Kulla vazhdoi “Po popullaritetit te tij cdo ti themi?” Dikushi tha: “Po injorantet e duan”. Dhe Kulla perfundoi: “Ashtu eh? Beson se te gjithe injorante jane? Pastaj kush je ti që ndërhyn në pelqimin tim? E dua dhe kaq!”, thotë Leonardi.

Për ta mbyllur me: “Action! Ermal! Suksese! Per mua je nje Moxart I zhu-zhu-rimes shqiptare! Pas te qeshures tende fshihet nje Mencuri naive qe ti e hedh ne ajer si monedhe! Perqafime!Leonard Bοmbαj”, përfundon ai.