Ermal Fejzullahu feston 30 vjetorin/ Brenda festës ku e shoqëroi gruaja dhe e prisnin balerinat

 

Miqtë janë ata që i bëjnë edhe më të bukura ditët tona speciale. Duket se kështu ka ndodhur edhe me këngëtarin Ermal Fejzullahu i cili përveç urimeve që ka marrë është duke shijuar edhe një festë surprizë të përgatitur nga miqtë e tij.

Ka qenë pikërisht këngëtari Ledri Vula, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij pak sekonda nga momenti i hyrjes së Ermalit në sallën ku të gjithë do të festojnë ditëlindjen e tij, sipas Who. Këngëtari shoqërohej nga bashkëshortja e tij Arjana, ndërkohë që hynë në sallën ku e prisnin disa balerina si dhe të ftuarit.

 

Ermal-Fejzullahu-2