Erleta Hoti, ish-gruaja e Kastro Zizos i prek të gjithë: Jam e sëmurë dhe pa punë, s’di ç’të bëj me veten!
Erleta Hoti, moderatorja e njohur dhe shumë inteligjente në Kosovë,(e bija e veprimtarit të njohur Ukshin Hoti), disa orë më parë ka bërë një rrëfim prekës në Facebook, ku ka zbuluar arsyen e tërheqjes nga jeta publike. Ish-bashkëshortja e artistit Kastro Zizo (Klevis Bega) ka folur për herë të parë publikisht për gjendjen e saj shëndetësore prej pesë vitesh, status që ka prekur jo vetëm miqtë por edhe ndjekësit e saj.
Në statusin në fjalë ajo shkruan: “Në fillim të vitit 2015 isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnozoi që kisha “veshkë” të dëmtuar. Nga terapitë e gabuara gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndrrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë. Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme, ndër to dhe zemra… Pas 3 viteve të terapive shëruese, rezultatet mjekësore më dolën mirë dhe u gëzova mjaft shumë. Por, pas katër ditëve kisha pasë infarkt në zemër (sipas kardiologut), dhe prapë mbeta ratë dhe me pasoja nga më të ndryshme. Kam shkuar tek katër kardiologë të ndryshëm dhe i kam marrë 4 diagnoza të ndryshme për zemër. Po e vrrej që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as që po i bie në fije se çka të bëj. Ndoshta në rrjetet sociale njerëzve po ju dukem e buzëqeshur, “shëndoshë e mirë” dhe e aftë që të mirrem me ndonjë gjë. Por, realiteti është i kundërt. Këtë gjë po ju tregoj për herë të parë publikisht me shpresën që disa portale propaganduese të mirren me çështje më të rëndësishme e jo me një njeri, që nuk është mirë me shëndet! Çdo të mirë, E.H”, përfundon mesazhi i Erletës./Story