Erjona Kakeli zbulon shakanë më të keqe që i ka bërë Salsano Rrapi

Të gjithëve ne, këtej ekranit, na duket fat i madh të kesh në shtëpi një njeri që të bën vetëm të qeshësh… Është fat që në çdo situatë e gjen një hapësirë të bëjë humor e të të ndryshojë gjendjen, sado e tensionuar të jetë situata e sado me nerva të jesh… Fat i madh, vërtet!

Edhe Erjona Kakeli e konfirmon këtë për partnerin e saj, madje ajo thotë se gjëja më qetësuese sa herë është në një gjendje nervozizmi është fakti që Salsano e bën për të qeshur.

Ama nuk është gjithmonë kështu. Në shumë vite bashkë, aktorja e njohur mban mend shumë momente kur partneri i saj i ka bërë surpriza, të këndshme edhe të pakëndshme.

Por njërën prej tyre nuk do t’ia falë asnjëherë. Edhe pse qëllimi i saj ka qenë shumë i mirë… (Salsano e kujton me shumë nostalgji dhe nuk është i penduar aspak për atë që ka bërë).

Të ftuar të dy pasditen e sotme në “Ftesë në 5” për të promovuar projektin e tyre të fundit “Zbulimi”, Erjona dhe Salsano zbuluan edhe më shumë për njëri-tjetrin publikisht. Ata u vunë të dy në një lojë, përmes së cilës duhet të tregonin pikat më “të forta” dhe “të dobëta” të njëri-tjetrit.

Mes të tjerave, Erjona rrëfeu edhe shakanë më të tmerrshme që Salsano i ka bërë. Siç tha ajo, plot 12 vjet më parë, ajo mori një telefon nga policia dhe pas saj “u fut brenda”: “Më mori policia, më futi brenda dhe pastaj më tha “gëzuar ditëlindjen”” – tha me të qeshur, por ende dukej që ishte me inatin e 12 viteve më parë.

Ndërsa Salsano tregonte me krenari që ajo ishte një ngjarje shumë e bukur, Erjona kujton se ai dhe e motra e saj vazhdonin të qeshnin, ndërsa aktorja ishte ende me gjak të ngrirë: “Ime motër i tha “mos e bëj, se nuk do të të flasë gjithë jetën”.

Ishte një shaka e keqe, “e tmerrshme” që, në fakt, mbetet gjithsesi një surprizë e bukur: “Si mund të jesh kaq i sëmurë?” ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Bietës për Salsanon, kur mësoi se Erjona e kishte përjetuar me gjak të ngrirë të gjithë këtë: “Po aty është e bukura” – ishte përgjigjja e menjëhershme e Salsanos që vazhdonte të këmbëngulte se ajo ishte një surprizë shumë e bukur….

Ne nuk pajtohemi me të, gjithsesi, apo jo?

Ora News