Erion Zeqiraj: “Me Xhensila Peren dukemi aq bukur, sa njerëzit duan të jemi më shumë”
Ndajnë të dy të njëjtën eksperiencë jete, siç është pjesëmarrja në “Big Brother”, edhe pse në edicione të ndryshme. Fjala është për finalistët e fortë ndër vite Erion Zeqirajn dhe Xhensila Peren, të cilët fati i ka bërë bashkë si pjesë e stafit organizues të “Miss Universe Albania & Kosovo”. Ndërkohë që ndodheshin në Kosovë për spektaklin, nisur nga fotot që kanë postuar, nuk kanë munguar aludimet në media për një histori rozë mes tyre. Të vërtetën e kësaj lidhjeje, sa e tundojnë miss-et me të cilat punon, ç’e tërheq vërtet te një femër e bukur, për dashurinë që i mposht logjikën, futbollin dhe ish-in e kthyer nga Dubai, Erioni flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Duke qenë se futbolli është jo vetëm pasion i yti por edhe profesion, për cilën skuadër po bën tifo në këtë Kampionat Botëror të Futbollit?
Unë jam tifoz i flaktë i Gjermanisë. Ky nuk ishte viti i tyre, sepse u larguan nga grupi, kështu që nuk na ngelet gjë tjetër vetëm t’i përkushtohemi punës dhe pushimeve se Kampionati Botëror mbaroi për ne. hahahaah… (Qeshje e dhimbshme).
Futbollisti yt i preferuar dhe ai që të zhgënjeu në këto ndeshje?
Futbollisti i preferuar shpirti dhe zemra e ekipit gjerman. Kurse ai që më zhgënjeu ishte po ashtu shpirti dhe zemra e ekipit gjerman, që nuk e pashë në asnjë ndeshje.
Në emisionin “Top Arena” ishe prezent për të diskutuar rreth futbollit, e njëjta studio ku pamë ish-in tënd, Bertina Mehmetin. Di gjë për jetën e saj pas kthimit nga Dubai dhe keni mbetur aq miq sa të shkëmbeni një përshëndetje në rrugë?
Të them të drejtën, nuk është se kam pasur kontakt me të dhe nuk kam qenë shumë kurioz për jetën e dikujt. Fatmirësisht ose fatkeqësisht, as nuk jemi përballur me njëri-tjetrin. Kështu që se di çfarë do ndodhte. Por në ndarjen tonë nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë për të qenë armiq.
Ndërkohë, po komentohesh për histori të mundshme me një tjetër ishlojtare të “Big Brother”, Xhensila Peren. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që përfliteni për lidhje mes jush, po si qëndron e vërteta?
Xhensilën e kam mike shumë të mirë dhe punojmë bashkë në “Miss Universe Albania & Kosovo”, ku kam rolin e drejtorit të prodhimit. Fati na ka bërë të ndajmë shumë kohë bashkë dhe shumë momente i stampojmë në fotografi. Një miqësi e bukur, por që dukemi aq bukur, sa njerëzit duan të jemi më shumë. Por kemi një miqësi të bukur dhe punën që bëjmë, e shijojmë në maksimum.
Duke qenë se je pranë vajzave të reja, imazheve të pakonsumuara e të bukura si gara e “Miss Universe”, të ndodh të tundohesh prej tyre?
Meshkuj jemi edhe tundohemi (Qesh). Por t’ju them të drejtën, mundohem të jem sa më korrekt me to dhe t’u mësojmë sa më shumë për t’u dhënë eksperiencën e duhur për të ecur përpara në ëndrrat e tyre për të qenë në ekran. E them këtë, pasi ëndrra e pjesës më të madhe të tyre është televizioni.
Do e zgjidhje ndonjërën për nuse, apo ke kritere të tjera për bashkëshorten e jetës?
Sa për nusen, nuk i dihet, pse jo! Po ma bëri zemra bam, s’ka gjë që e ndal. Sepse ajo e mposht edhe trurin, edhe logjikën. (Qesh)
Me kalimin e viteve kanë ndryshuar shijet e tua për femrat e bukura? Si mund ta përshkruaje një qenie të mrekullueshme për sytë e tu?
E bukura mbetet e bukur. Por kam filluar të gërmoj në thellësi jo vetëm mantelin e make up, por më poshtë mantelit të make up. Pra, dua bukurinë shpirtërore, përpos asaj fizike. Fizikja ikën, sjellja dhe e brendshmja ngelet. Duke punuar me të bukurën, kupton që edhe një më pak e bukur në pamje mund të të bëjë të dashurohesh me stilin dhe sharmin e saj më shumë se një super yll nga jashtë.
Tani që e ke bërë trupin gjithë muskuj, të gjuajnë më shumë vajzat, apo të largohen?
(Qesh) Të them të drejtën, tani kthehen më shumë koka. Nuk e di nga vjen kjo, nga trupi apo nga stili. Gjithsesi, rëndësi ka që kthehen.
Por dihet, që prej vitesh ke punuar si moderator televiziv në ekrane të ndryshme. Sezonin e ri televiziv do të rikthehesh me programin tënd që ke pasur në plan?
Jam bërë pak dembel dhe po më tërheq më shumë post produksioni se të jem në ekran.
Për të harruar një moment punën dhe për t’iu dorëzuar qejfit të kësaj stine, pre e cilit tundim do biesh këtë verë, që s’do mendohesh dy herë për ta shijuar?
Detit nuk do t’i them “jo” këtë verë, sepse dua ta shijoj pas një dimri impenjativ. Do e shijoj me një cocktail dhe…