Erion Zeqiraj prish fejesën me volejbollisten? Ç’ndodhi kaq papritur

Një vit pasi i propozoi për martesë, ka marrë fund në mënyrë misterioze historia e Erion Zeqirajt me volejbollisten, Blerta Ligaj.

Një nga çiftet më të pëlqyera të showbizit duket se janë ndarë jo mirë, pasi pas kësaj ngjarjeje, modelja është zhdukur edhe nga rrjetet sociale, ku postonte shpesh jo vetëm fotot e bukura në çift, por edhe foto si modele pasi reklamonte produkte të ndryshme.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por flitet se për shkak të një konflikti xhelozie ata kanë marrë këtë vendim, ndërkohë që Erioni ka fshirë të gjitha fotot bashkë.

Për gati një vit që pas bërjes publike të lidhjes gjatë karantinës, ata nuk hezitonin të tregonin dashurinë që ndjenin për njëri-tjetrin në çdo moment, duke ndarë edhe sekuenca nga marrëdhënia e tyre.

Gjatë një interviste, Blerta Ligaj kujtoi momentin kur ish-lojtari i “Big Brother” dhe spikeri i lajmeve iu ul një gjunjë duke i propozuar për martesë, teksa theksoi se unazën nga gishti nuk do ta hiqte kurrë, përveç rasteve kur do bënte stërvitje.

“Nga gishti unazën do ta heq vetëm kur të bëj stërvitje, asnjëherë tjetër. Në momentin që më propozoi, po më shikonte dhe më tha: ‘Do të bëhesh e imja”. Ai ka një fytyrë si beb, më pëlqen shumë dhe mimika që më bëri, u hutova, vetëm i drejtova dorën për të vendosur unazën. Nuk i thashë as ‘Po’. Kur e mendova më vonë, mendova pse nuk i thashë”, tha ajo e ftuar në “Ftesë në 5”.

Volejbollistja pranoi se ishte shumë xheloze për Erionin, ndërsa foli edhe për marrëdhënien e tij me ish-banoren e BB, Bertinën, duke thënë se nuk e gjykon nga lidhjet e së kaluarës.

“Bëhem xheloze sepse diçka që është e imja, dua të jetë vetëm e imja. Ështe egoja e femrës. Për të shkuarën nuk jam shumë xheloze, ndonjëherë. Në fillim s’e kisha problem, por me kalimin e kohës disi. Çdo njeri e ka një të kaluar dhe njerëzit gjykojnë nga kjo. Nuk mund ta gjykoj Erionin nga e kaluara, ka bërë qejfet e veta edhe kaq. Edhe unë, të gjithë i kemi bërë qejfet tona. Erioni i ka pasur publike, ndërsa unë jo. Më thonë çfarë mendimi ke për Bertinën, ç’mendim mund të kem unë. Nëse e kaluara e tij do ishte serioze, do të vazhdonte atje ku jam unë sot. Në momentin që s’është, për mua s’ka asnjë lloj rëndësie. Çdo njeri e ka një të kaluar, nuk mund ta gjykoj Erionin, thjesht për mua dhe nga çfarë thotë ai ka qenë thjesht një show, kaq. S’ishte asgjë tjetër. Edhe nëse do ishte dashuri, ka filluar dhe ka mbaruar. Nëse do vazhdonte s’do ishte me mua”, rrëfeu Blerta Ligaj.

Ndërsa tregoi se kishin dëshirë të martoheshin me ceremoni, por planet ua prishi pandemia.

“Planet për martesë na i prishi pak pandemia. Duke qenë se jetojmë bashkë, kemi dalë të jetojmë në shtëpinë tonë, mendoj si çdo femër që e ka ëndërr fustanin e bardhë. Ne modelet e kemi veshur ndonjëherë, por është ndryshe. Nuk e imagjinoj dot Erionin dhëndër, krah meje. Nga 1 deri tek 10 jam xheloze 1000,” përfundoi ajo.

E duket se pikërisht kjo xhelozi mund të ketë shkatërruar këtë histori. Gjatë një intervistë vitin e kaluar, Blerta, duke folur për historinë e tyre, foli edhe për pushimet, për të cilat frymëzoheshin nga filma romancë.

“Çdo ditë që jetojmë është një ditë e rëndësishme për ne. Edhe kjo arratisje në Turqi ishte si çdo ditë e jetës që jetojmë. Ne nuk i planifikojmë asnjëherë udhëtimet tona, frymëzohemi nga ndonjë film, ose nga ndonjë foto që shohim në rrjete sociale, shohim njëri-tjetrin në sy dhe e kuptojmë, që duhet të nisemi për udhëtim”.

Pyetjes se si dy sportistë ç’marrin me sportivitet në lidhjen tuaj dhe çfarë jo? “Vetëm ata që nuk merren me sport mendojnë se sportistët i marrin gjërat me sportivitet. Sportistët duan të fitojnë në çdo duel. Dhe ne mundohemi të fitojmë çdo vështirësi që na del para. Nuk e di nëse është çështje supersticioziteti, por vërtet sa herë hedhim foto të dy do të na ndodhë diçka. Mundohemi të hedhim sa më pak foto bashkë, që ta mposhtim syrin e keq”, iu përgjigj ajo pyetjes se a janë supersiciozë.

Kujtojmë që propozimin ia bëri në Jug, një propozim si në filmat romancë. E pyetjes se nëse është e vështirë të thuash “po” në këto kohë dinamike, kur njerëzit janë të paqëndrueshëm dhe tundohen vazhdimisht, ajo iu përgjigj: “Është shumë e vërtetë që njerëzit tundohen vazhdimisht dhe unë i kam thënë “po” njeriut që më tundoi”.

Dhe çfarë bëri Erioni që të ishte i zgjedhuri i saj? “Erioni më mbush zemrën me dashuri në çdo moment! Ai më ka bërë ta besoj verbërisht! Në krahët e tij ndihem një foshnjë e sapolindur, që do gjithë përkushtimin e mundshëm”.

Po si ishte bashkëjetesa e tyre? “Mendoj që në një bashkëjetesë ka dhe zënka. Jo çdo gjë shkon gjithmonë siç duhet! Zënkat i japin një bukuri lidhjes duke mos e lënë vetëm në një ngjyrë. Pikturat e bukura janë me shumë ngjyra”, citohet të jetë shprehur Blerta, gjatë kohës kur lidhja ishte në ditët më të mira.

/Panoramaplus.al