Erion Isai flet për ndërhyrjet estetike

Aktori Erion Isai u tregua i hapur për të folur për ndërhyrjet estetike, që kanë ndryshuar imazhin e tij së fundmi. Në një intervistë për “E diela jonë” në RTSH me moderatorin Ermal Peçi, Erioni pranoi se gjatë periudhës së gushtit vendosi të kryente një ndërhyrje për të korrigjuar hundën dhe veshët.

“Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, përveçse që zgjodha për kënaqësinë time, gjatë periudhës së gushtit [të korrigjoja hundën dhe veshët]…Në fakt e nisa si korrigjim estetik, por që përfundova në një operacion shëndetësor. Shkova për një konsultë estetike për korrigjimin e veshëve dhe hundës, por zbulova se kisha 83% bllokim në rrugët e frymëmarrjes,” u shpreh ai.

“Kam bërë veshët dhe hundët] po hë se një surrat jam prapë. Bes kallaku thotë unë dhë Besi, por unë më shumë, jemi dëshmia e gjallë e transformimit nga majmuni në njeri,” shtoi më pas duke qeshur.

Erion Isai, ndonëse ushtron detyrën si kryetar i Bashkisë së Kolonjës, theksoi se profesioni i tij është aktrimi, ndaj vuri në dukje se ndryshimi në pamje më së shumti lidhet me artin.

“Është e vërtetë që ushtroj një detyrë publike, por është detyrë, nuk është profesion. Profesioni im i parë është arti dhe padyshim mendoj që edhe imazhi, në art dhe televizion, shkojnë në funksion paralel gjithmonë.”

Anabelmagazine