Erik Lloshi rrëfen jetën si i martuar: Pas dy vitesh celebrim jam në hall me fisin, arsyeja pse më bëjnë presion

Erik Lloshi është një nga këngëtarët e njohur, që ka tërhequr vëmendjen me historinë e dashurisë dhe me dasmën që organizoi me partneren e tij, Romina Sablic.

Gjatë një interviste tha se në dasmën e tij kishte mbi 80 artistë të ftuar, por të gjithëve u kishte kërkuar që të mos këndonin përveç Aurelës dhe bandës muzikore.

“U thashë bëni qef, bëni çfarë të doni vetëm për të kënduar mos këndoni! Stafetën e të kënduarit e ka vetëm Aurela dhe grupi. E shijuan në maksimum dhe më thanë që është hera e parë që ne shkojmë në një festë dhe nuk këndojmë”– tha këngëtari i ftuar në Abc News.

Kur u pyet se nëse mund të bëjnë një dasmë të dytë, ai pohoi se nuk kanë dëshirë të bëjnë sërish: “E kam shijuar shumë dasmën e parë dhe më mjafton!”

Ata janë një familje e re, por a kanë në plan që ta zgjerojnë atë? A është ky një presion nga të njohurit e tyre?

“Nga daja, tezja, xhaja, halla, nga të gjithë kemi presion. Ka filluar dhe shoqëria tani. Për momentin asgjë, dhe janë punët e Zotit! Patjetër që dëshira ime që të bëhem baba është shumë e madhe”, tha ai.

Ndërsa komentuan klipin e ri të këngëtarit, Ermali e ngacmoi nëse ishte presion nga ana e Rominës që futet i veshur në vaskë, por Eriku e hodhi poshtë këtë duke nënvizuar: “Partnerja, Romina më tha: Zhvishu, se aty ishte. Ose bëje tamam, ose mos e bëj fare më tha.”

Më 17 gusht të vitit 2019, Eriku kurorëzoi me martesë dashurinë me Rominën, partneren e tij. Në një intervistë si të martuar çifti kanë treguar se nuk shkuan për muaj mjalti pas dasmës, për shkak të punës.

Në rrëfimin e tyre, ata treguan se shkak i njohjes ishte bërë motra e Erikut, e cila punon në bankë bashkë me Rominën. “Romina punon në një punë bashkë me motrën time. Janë të dyja bankiere. Rastësisht kur motra ime dhe Romina ishin në kafe, unë i kam parë dhe e kam pyetur motrën. Sebepi ka qenë motra. Pasi pyta motrën kush është, vendosa të veproj vetë. Motra më tha se do të ma rregullonte, por i thashë nuk është nevojë për shkesë”, tha Eriku.

Ndërsa Romina rrëfeu versionin e saj. “Më dërgoi ftesë në ‘Instagram’ dhe kur e pashë, thashë: ’Ou, çne Erik Lloshi’, sepse nuk më lidhte asgjë me të. Ia kam pranuar ftesën pas disa ditësh”, tha Romina, ndërsa Eriku vazhdoi: “I çoj një buzëqeshje dhe ma kthen, ndërkohë që unë i shkruaja ishte ora 6 e mëngjesit se po punoja me Kledi Bahitin në studio dhe kjo u çudit: ‘Po ky çne në 6 të mëngjesit’. Pastaj kemi dalë pas disa ditësh në kafe dhe më është dashur dy javë për ta puthur, imagjinoni!”.

Në lidhje me karrierën, gjatë intervistës tregoi se deri në verë do të sjellë edhe 3 këngë të reja të rrymave të ndryshme. Nëse ka një mendim për këngëtarët e rinj, ai u shpreh: “Vjen dikush, del nga hiçi dhe merr një çmim (ku ka pasur raste dhe më të lartë se sa ne) dhe këndon dy këngë që as këngë nuk quhen, më fal për shprehjen, por janë këngë bastarde. Dhe në fund fare këndon këngët e Valbonës, Aurelës, Anxhelës, të miat etj. dhe në bazë të kësaj kjo është vjedhje e hapur. Asnjëri nga ne nuk ndihet. Ti del këndon covera, por nuk del me poster si artist, ky është ndryshimi”.

Dashur pa dashur biseda shkoi edhe te klikimet e blera, për të cilat Eriku nënvizoi se nuk janë mates i mirë për të kënduarin live, sepse mund të ndodhë që një këngëtar të ketë shumë klikime, por nuk mbush lolaket e natës. Ai tregoi se këngës “It’s My Life” nuk ia di mirë tekstin në anglisht, por që arrin ta këndojë shumë mirë.

Gjithashtu ai tregoi momentin tjetër shumë humoristik me një klient, i cili i kishte kërkuar t’i këndonte një këngë greke, por që nuk e këndoi në greqisht.

“Më kërkuan një këngë greke, unë greqisht nuk di asnjë fjalë dhe këndova, ku përveç fjalës Sagapo, asnjë nuk ishte greqisht. Më erdhi ai zotëria dhe më tha greqisht nuk këndove, shqip jo, anglisht jo, çfarë gjuhe këndove, se nuk i mora vesh asnjë fjalë. Ka një gjë, që kur ngatërroj tekstin, nuk ngatërroj kurrë melodinë!”, tha ai duke përfunduar rrëfimin e tij për jetën private dhe karrierën.

/Panoramaplus.al