Erik Lloshi i dedikoi një këngë vajzës që e prezantoi me bashkëshorten
“Kënga Magjike” ka nisur fazën prezantuese këtë të diel nga “E diela shqiptare” dhe i pari që prezantoi këngën e tij ishte Erik Lloshi. Një prej artistëve më besnikë të Këngës Magjike, vitet e fundit duket se ka hequr dorë nga baladat.
Eriku vjen për herë të 9-të në këtë festival, por këtë herë për t’I kënduar Zanës. Nëse të gjithë do të mendoni se Zana e tij është njeriu i zgjedhur i jetës, përgjigjja e Erikut nuk ishte ajo.
Pyetjes së Arditit se kush ishte Zana, ai tha se më shumë këtë emër e meriton motra e tij. Ajo i ka qëndruar gjithnjë pranë dhe ka qenë një urë lidhëse mes tij dhe bashkëshortes.
Kështu, pyetjes së Arditit se kujt do t’i shkonte më shumë “Zanë moj”, mamasë, bashkëshortes apo motrës, që e prezantoi me Rominën, Eriku u ndie pak ngushtë:
“Këtë s’e prisja” – tha ai, pastaj shtoi.
“Do zgjedh një, është motra, për faktin se më ka prezantuar me Rominën. Për faktin se u ka dalë përballë shumë problemeve të mia që kam pasur debate me mamin, me babin, me të gjithë. Ajo është një urë që ka forcuar lidhjet e mia, qoftë me bashkëshorten time, qoftë me mamanë edhe babain tim. Prandaj e bëra një lidhje të tillë. Aq më tepër që e kam larg.”