Erik Fullani: Kam paguar për seks me femra jashtë vendit, por tani…
I ftuar në PopCulture këtë të shtunë ka qenë Erik Fullani, djali i komentuar mjaft nga mediat online.
Eriku, i përfolur për shpenzimet e tij marramëndëse, gjatë intervistës së tij ka zbuluar detaje nga jeta personale, duke rrëfyer se jeta e tij është e thjeshtë, pavarësisht se si duket në syrin e njerëzve: “Përsa i përket shkrimeve në media për pasurinë time, janë thashetheme. Jeta që unë bëj njerëzve u duket e shtrenjtë, por realisht është shumë e thjeshtë”.
Erik për PopCulture ka rrëfyer se në moshën 17-vjeçare ka paguar për të kryer marrëdhënie intime me femra: “Kur kam qenë 17-vjeç kam paguar për të bërë seks me femra jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri nuk kam bërë gjëra të tilla”.