“Ergys Arazi kishte të dashur një 17-18 vjeçe”, gazetari zbulon detaje: Gruas i tha “do të ta sjell edhe në shtëpi”
Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.
Dervishi tha se përflitet se në Polici Ergys Arazi ka deklaruar se në një fragment i ka thënë bashkëshortes së tij ‘do ta sjell në shtëpi dashnoren’.
Po ashtu ai tha se 39-vjeçarja Alma Arazi ka konsumuar një kafe me motrën e bashkëshortit të saj para se të ndodhte ngjarja, ku mund të jetë informuar se lidhja nuk do të vijonte më.
Ai tha se ndoshta vetëmbytja bashkë me fëmijët mund të ketë qenë një hakmarrje e përgatitur nga 39-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike ndaj bashkëshortit të saj.
“Flasim për një çift që deri në 2020 kanë shkuar mirë. Pasi në Facebook 31-vjeçari deklaronte dashurinë. Mesa kuptohet gjithçka ka nisur të ndodhë kohët e fundit. Për shkak të një lidhjeje jashtë martesore të 31-vjeçarit me një 17-18 vjeçare, nëna e së cilës ishte mosha e gruas së ktij. Pastaj sherret në familje, siduket e ka thënë ky vetë në Polici, pas akuzave për dashnore, ky i ka thënë do ta sjellë edhe në shtëpi.
Ajo nuk ka parë më një mundësi bashkimi me bashkëshortin në jetën e vetë. Deri tani nuk e dimë nëse ka pasur apo jo dhunë. Dimë që ka qenë një çift në piketat e fundit. Ajo ka pasur një bisedë të fundit me motrën e tij, me të vetmin person që kishte marrëdhënie, në një lokal afër urës së Bunës, me gjithë fëmijët.
Kjo me 3 fëmijët e vetë dhe ajo me fëmijët e vetë. Nuk është çudi që në këtë bisedë të fundit ajo të ketë marrë edhe informacionin e fundit se gjithçka ka mbaruar. Të ketë mbaruar edhe ajo fija e fundit e shpresës dhe ta ketë nisur edhe më parë atë hakmarrjen. Por jo të vriste veten, por edhe fëmijët, pasi kjo do ta plagoste 31-vjeçarin. Nga kjo kafe kur janë ndarë, aty mendohet se ajo i ka marrë fëmijët dhe i ka hedhur në ujë”, tha Dervishi në emisionin Review.
voxnews.al