“Erdogan vdes nga sulmi në zemër”, lajmi që mori dhenë

Një lajm ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, që shkaktoi shumë konfuzion.

Lajmi u raportuar nga  Alraees News me titull, “Sulm në zemër, vdes presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan” dhe pastaj u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale.

Por, më pas lajmi rezultoi i pavërtetë, pasi Erdogan, 65 vjeç, mësohet se është me pushime. Nga Presidenca nuk pati asnjë reagim zyrtar ndaj këtij lajmi.

Erdogan-2

Dyshohet se thashethemet filluan pasi kurdët hynë në gjuhën hebraike të Wikipedia-s, duke dhënë një datë për vdekjen e Erdogan.

Izraeli bëri menjëherë korrigjimin në Wikipedia dhe bllokoi qasjen në kërkimin e “Erdoganit”, duke mos lejuar hyrjen e gjithkujt për të shkruar diçka për presidentin e Turqisë./Gazeta Liberale