Erdhi nga Kanadaja për të prezantuar Festivalin në RTSH, Ana Golja nga diva problematike tek filmi me John Travoltën

Po cila është karriera në Kanada e Ana Golja, e cila po fiton zemrat e publikut shqiptar me natyrën e lirshme si prezantuese e Festivalit të Këngës në krah të Viktor Zhustit? Ajo ka lindur në Toronto më 31 Janar 1996. Në moshën 5 vjeçare, Ana filloi të kërcent edhe dashuria e saj për të performuar u bë më e fortë ndërsa ajo rritej. Ajo filloi aktrimin në moshën 9 vjeçare dhe bëri audicionin e parë duke luajtur Lusin në “1-200 Missing”.

Ana-Golja-2

Më pas ajo mori pjesë edhe në një sërë rolesh të tjera në filma dhe produksione të tjera televizive për rrjete të ndryshme televizive. Ana njihet më së shumti për rolin e saj në filmin “Full Out”, një dramë frymëzuese, e cila është transmetuar në NBC, kanalin familjar dhe tashmë po shfaqet edhe në Netfflix në të gjithë botën. Kyrol e dominoi Anën për çmimin Candadian Screen Aëard në 2016-ën.

Ana-Golja-3

 

Ana gjithashtu ka qenë pjesë e dramës “Degrassi” të nominuar përçmimet Emmy, ku luante rolin e një dive problematike të quajtur “Zoe Rivas”, i cili shfaqet në Nick dhe në Netfflix kudo në botë. Kohët e fundit Ana vendosi të zgjeronte horizontin e saj duke marrë rolin e regjisores po ashtu edhe atë të aktores kryesore në filmin “The Cuban”, shfaqur në krah të fituesit të çmimit Oscar, Lou GossetJr dhe aktores së dominuar për Oscar Shohreh Aghdashloo.

Ana-Golja-4

Thuhet se ky film do të prezantohet në festivalin e filmit në 2019-ën. Më herët këtë vit Ana pati nderin të shfaqej në krah të aktorit të nominuar për çmimet Oscar, John Travolta dhe Devon Sawa në filmin thriller “MOOSE”, film i cili nuk e ka të për caktuar ende datën e shfaqjes në kinema, sipas Panorama Plus.

Ana-Golja-1