Eranda Libohova tregon arsyen pse nuk është martuar akoma

Këngëtarja Eranda Libohova ka hapur zemrën si kurrë më parë për arsyen pse ende nuk ka një partner në krah, dhe për më tepër veshur një fustan nusërie që shihet si ëndrra e shumë femrave.

Në një rrëfim ndryshe në “Më lër të flas”, këngëtarja tha se ndihet e lumtur dhe se ndihet si një virgjëeshë që ia mbath kur nuk ndihet vetvetja.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.

Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur.

Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar. Unë ndihem shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një v.irgjëreshë që ia mbath”, tha ajo.