Eranda Libohova rikthehet në festival pas 17 vitesh: “Kam shumë dëshirë të…”
Artistja shumë e dashur për publikun, Eranda Libohova këtë verë solli një baladë e cila na shoqëroi për shumë gjatë. “Pres të më thërrmosh” ishte kënga e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe në ‘Youtube’ numëron me mijëra klikime. Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Lartë e Poshtë” me gazetarin Eraldo Rexho. Në një intervistë të gjatë artistja ka treguar për jetën e saj personale, profesionale dhe planet e së ardhmes. Përgjatë intervistës Eranda zbuloi edhe një sekret, të cilin kishim kohë që e prisnim ta dëgjonim. Këngëtarja u shpreh se ka vendosur që të rikthehet në festivale, pasi ka shumë dëshirë të këndojë ‘live’. “Kam një sekret të cilin po e ndaj për publikun. Unë kam dëshirë të marr pjesë në festivalin e këngës. Më pëlqen të këndoj ‘live’ dhe e dua skenën, orkestrën dhe mendoj se do të rikthehem, jo sepse dua ‘Eurovizionin’, por sepse e dua muzikën”, është shprehur Eranda, shkruan Who. Këngëtarja do të rikthehet në “Festivalin e Këngës në RTSH” si konkurrente pas 17 vitesh mungesë.