Erald Farruku provon Robert Berishën si model: “Më surprizoi, s’e besoj dot që kemi 20 vite diferencë”
Blogeri shumë elegant i njohur si “Mister Durrësi 2016”, Erald Farruku tashmë ka nisur emisionin e tij televiziv të modës me titull “Si të vishemi”. “Shoë man”-i 22 vjeçar që e pamë në rubrikën “Marsi apo Venusi” në “E diell” para dy vitesh, pasi u shpall fitues i “Mister Beach of Albania 2016” hapi blogun e tij duke u kthyer në pak kohë një ikonë mode për meshkujt. I zgjedhuri i stilistëve duke spikatur si bloger klasik, serioz dhe që identifikohet nga buzëqeshja karakteristike ndër të ftuarit e tij specialë kishte këngëtarin nga Kosova, Robert Berishën. Ai postoi foton ku ata pozojnë të veshur njësoj, dhe që bëri bujë tek ndjekësit pasi duken jo vetëm si vëllezër poredhe si moshatarë edhe pse kanë 20 vite diferencë moshe. Për karrierën e re në televizion dhe si depërtoi në këtë konkurrence të fortë mes prezantuesve, të ftuarit VIP dhe jeta e tij reale pas luksit që shohim në postimet që bën në rrjetet sociale, Erald Farruku flet për “Panorama Plus”.
Një “Matchy matchy” me këngëtarin e njohur Robert Berisha në emisionin tënd të ri “Si të vishemi”, ku komentoheni si vëllezër nga ngjashmëria. Kush mendon se është më karikzmatiku nga ju të dy?
“Matchy matchy si ne…? Di të them që bëri zgjedhje inteligjente ai djalë. Unë mbahem për njeri karizmatik, por Robertin as që e prisja të më surprizonte në atë formë.
E ndjeve diferëncën mes brezave në dukje apo shije, duke qenë se Roberti është gati 20 vite më i madh në moshë se ty?
Sa për vitet e diferencës në moshë le të themi që nëse do të vija bast do e humbisja padyshim.
Tashmë moderator i një formati mode. Deri tani sa personazhe VIP ke pasur të ftuar në emision tënd, dhe kë do të veçoje për stilin e veçantë?
Personazhe publikë kanë qenë disa, por personazhet VIP tani kemi filluar t’i zgjojmë në “Si te vishemi”. Duhet theksuar se targetii zgjedhur nga unë dhe partnerja ime Alma Çelaj do ju befasojë pritshmëritë! E nëse flasim për stil le të themi që janë lehtësisht të numërueshëm.
Ndodh që i mëson ti si të vishen bukur, apo ata ty?
Qëllimi ynë është të transmetojmë një kulturë tek publiku në lidhje me kodin e veshjes, në lidhje me të veshurin, duke qenë së të zhveshurit dhe të veshurit keq dominojnë në rrugët e Tiranës. Përpiqemi të sygjerojmë, por padyshim që nga çdo personazh mësojmë diçka të re, qoftë edhe shijet e tyre fundja.
Nga bota e modës ke hyrë në atë të televizionit. E ke pasur të vështirë të depërtosh?
Hmmm…Le të themi që aspak, sepse nga prezantimi i koncerteve në gjimnaz kalova në modeling për të arritur në statusin aktual. Nëse dikush ka mjaftueshëm bagazh, sensin e logjikës dhe e dashuron aparatin apo kamerën, mund të jetë një prespektivë për ekran. Por të depërtosh me talent nuk është edhe aq e lehtë, duke qenë se ka konkurrencë rrotull.
Ka ndodhur që ke marre propozime të çuditshme nga drejtues apo produentë?
Propozime të çuditshme…varet se në lidhje me çfarë. Në media janë të zakonshme, por unë fatmirësisht nuk kam qenë shënjestër e tyre e drejtpërdrejtë. Por tërthorazi…
Shume sete fotografike ke realizuar ku pozon veshje të shtrenjta e i rrethuar nga vajzat e bukura. Sa afër kësaj panorame luksi është jeta jote e vërtetë?
Përpiqem të jem njeri me këmbë në tokë. Besoj shumë në Zot dhe i vlerësoj njerëzit e sakrificave! Vetë jam një ndër ata, që do të thotë se jetën e luksit as e kam dhe as nuk e pretendoj. Sa për vajzat e bukura, me duhet ta them përpos faktit që Shqipëria ka vajza vërtet të bukura, unë jam me fat të kem rreth vetes ajkën e bukurisë shqiptare./Panorama Plus