Era tradhti, Mozzik s’e fal! I vë ‘vizën’ Loredanës dhe nuk i lë shance për rikthim: Provo fatin tënd, moral dhe respekt
Reperi i famshëm Mozzik sapo ka lancuar këngën e tij më të re, me titull dhe teks në gjuhën gjermane. “Le të shkojmë” titullohet kënga e tij, e cila duket se është një dedikim drejtuar ish-gruas së tij, Loredana Zefi.
Me sa duket mes dy reperëve nuk ka asnjë shanc rikthimi dhe Mozzik e thotë qartë që nuk i fal tradhtarët. Për më tepër ai fton Loredanën të provojë fatin e saj tjetërkund, dhe të mos harrojë respektin dhe moralin.
“Mos u kthe; E di që thua se jam i çmendur; Ti provo fatin tënd; Unë e di se çfarë po të shqetëson; Respekto, lere, lere; Morali, lere, lere….”- janë disa vargje shkëputur nga teksi i Mozzik.
Ndërkohë që ai tregon se i gjithë interesi për rikthim ka ndodhur pasi ai rriti fitimet dhe suksesin, duke u shndërruar në një yll.
Pjesë nga teksti
“E shihni, kjo nuk ishte kurrë e drejtë, jeta ime nuk ishte gjithmonë e lehtë
Jo, ishte e vështirë, nuk ishte gjithmonë një kohë e mirë
Kam mësuar shumë, asgjë nuk është siç duket
Tradhtarët dhe disfatat, por kjo ka mbaruar tani (Uff)
Mozzik nuk ishte gjithmonë popullor (Ah)
Por gjithnjë kishte një qëllim
Kam mundur tradhtarët
Suksese dhe shumë fitim
Asnjë mik të ri, jo, jo
Shokë të rremë, ciao, ciao
Unë e di saktësisht se kujt i besoj
Dhe unë u them “Hasta la vista” për të gjithë këta ‘….
Mungova më herët por jo sot
Nuk shqetësohem sot sepse jam bërë yll
Dhe ti dëshiron të kthehesh tek unë, mirupafshim”
Mozzik dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë, dhe janë konfliktuar disa herë virtualisht nëpërmjet rrjeteve sociale. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i ndarjes së tyre, por dy reperët nuk i lenë mesazhet e koduara edhe nëpërmjet teksteve të tyre muzikore.
R.L/Dosja.al