Era Saraçi, stili njujorkez i vajzës së muzikantëve Shpëtim & Mira

Ishte viti 2008 kur vajza e Shtëpim Saraçit dhe Mira Konçit ishte ende fëmijë, ndësa u ngjit në skenë me nënën këngëtare për të deputuar bashkë një nga hit-et e Konçit “Të sotmen jeto”. Këngëtarja vendosi të bënte këtë duet në festivalin “Kënga Magjike” me të bijën, e cila kishte shfaqur ngjashmëri në timbrin e zërit të Mirës. Era, e cila ka kënduar shumë e vogël edhe në Festivalin e fëmijëve në Shkodër tashmë është rritur dhe duket një zonjushë simpatike, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndjek studimet e larta. Fotot që shihni Era i ka shkrepur nga përditshmëria e saj në SHBA, ku duket jo vetëm elegante por një njujorkeze e vërtetë sa i takon stilit të veshjes.