Era Rusi tregon të vërtetën për lidhjen me një femër
Era Rusi ishte e ftuara e radhës në emisionin e mbrëmjes, “Late Night Show”, të drejtuar nga Kastro Zizo. Gjatë emisionit u fol gjatë për jetën private të këngëtares, për të cilën ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar. Pavarësisht se Era nuk preferon që jeta e saj private të flitet më shumë se karriera, shpesh është bërë pjesë e mediave për këtë çështje, madje shumë herë është përfolur edhe për lajme të pavërteta.
Një ndër to është edhe lajmi se Era është lesbike, për shkak të një fotografie të këngëtares me një femër. Këngëtarja vendosi ta sqaronte këtë gjë, duke treguar se vajza në foto është një mikeshë e saj, e cila është e martuar dhe ka fëmijë. Më tej ajo ka thënë se asnjëherë nuk e ka intriguar një puthje me një femër, sepse është shumë konservatore, shkruan Who.
“Unë nuk e kam problem fare çfarë bën gjithë dynjaja me jetën e vetë, por kur vjen puna tek vetja ime jam konservatore. Unë 7 vjet do bëja një tatuazh dhe nuk e bëra kurrë, doja të bëja një piercing dhe nuk e bëra kurrë”, tha këngëtarja. Era ka treguar se është ‘single’ dhe se do të dëshironte një mashkull vetëm për mbështetje morale, sepse tashmë ka arritur gjithçka në jetë me forcat e saj.