Era Rusi rrëfen si ia drodhi i dashuri në tualetin e lokalit: E kam rrahur…
Era Rusi ishte e ftuar në emisionin “Thumb”, ku foli jo vetëm për karrierën si këngëtare, por edhe për jetën private. Ngacmimeve të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në lidhje me meshkujt ajo u është përgjigjur se në përgjithësi nuk është natyrë xheloze, por bëhet e tillë nëse ka shkak. Ajo tregoi një ndodhi nga jeta e saj, momenti kur është bërë vërtetë xheloze. “Isha në një ambient por personi që kisha përballë ishte fiksuar me diçka mbrapa.” Çfarë sheh?”,- i thashë, “Asgjë”, tha. “Po shkoj në tualet.” Shoh orën, unë mendova mos e ka zënë prostata këtë, u tremba! Unë nuk shkova vetë por çova një shokun tim. Ai më tha se nuk ishte në tualet. Çohem unë por nga mbrapa meje më herët ishte një gocë. Tani mungonte dhe ajo goca tek tavolina. Unë shkoj në banjë të shoh vetë, kur më thonë që ky djali kishte ardhur në tavolinë. Si përfundim u betua që kishte dalë jashtë të blinte cigare”, rrëfen Era duke mos preferuar të tregojë më shumë seç ndodhi me këtë djalë. Megjithatë e pyetur nga Fatma nëse ka rrahur ndojnë djalë Era e ka pranuar: “E kam rrahur një ish-të dashur se e meritonte,” u shpreh këngëtarja.