Era Rusi lesbike? Këngëtarja sqaron të vërtetën: Edhe kur jam puthur me femra…
Era Rusi ka zbuluar se disa kohë më parë më titujt e mediave rozë është shkuar se këngëtarja është lesbike.
Por këngëtarja hodhi poshtë thashethemet.
Ajo tha se në atë periudhë ishte në kafe me një shoqe, e cila i kishte ardhur nga jashtë, por mediat e cilësuan lesbike.
Ndërsa theksoi se nuk e kanë shkruar këtë gjë edhe kur është puthur me femra.
“Titulli që më ka habitur më shumë për veten është se jam lesbike. Ka shumë kohë që ka dalë. Nuk e kanë shkruar edhe kur jam puthur me të vërtetë, kam qenë në një spektakël. Ndërsa kjo tjetra ishte kur erdhi një shoqja ime nga jashtë se ku na kishin kapur dhe duhet të ishim lesbike patjetër se kishte dalë kjo goca,”- tha Era e ftuar në emisionin Thumb On në RTV Ora.