Era Rusi dhe Valbona Mema e djegin në ditëlindjen e grimieres Merita Merja ç’ndodhi në ahengun plot me VIP-a

Grimierja e njohur shqiptare, Merita Merja festoi ditëlindjen në një festë ku ishin të pranishëm shumë personazhe të famshëm, miq dhe mikesha të saj.

Mjeshtrja e extensions & e gërshetave shpërndau fillimisht në mesnatë setin e ri të fotove me tortën e ditëlindjes, ku mori urime të shumta nga miq artistë e plot dashamirës nga anembanë bota, ndërsa natën e ditëlindjes postoi foto e video nga festa VIP. Ahengu arriti kulmin kur në festë kënduan Era Rusi dhe Valbona Mema, të cilat elektrizuan mbrëmjen. Merita shfaqej në top formë si gjithnjë dhe e kuruar në detaj, ndërkohë që ranë në sy urimet e vajzave të famshme të showbizit, që ia kanë besuar Meritës look-n e tyre.

Grimierja e famshme e vajzave VIP e jo vetëm, Merita Merja pasi shijoi suksesin me produktet e saj ekskluzive, ajo s’di të ndalet. Mjeshtrja jo vetëm e grimit por edhe e extensions & gërshetave po përgatitet për të publikuar librin e saj të parë, brenda të cilit do të gjenden sekretet e artit të saj të bukurisë.

Merita Merja është emër i konfirmuar në botën e së bukurës, është e pakrahasueshme dhe brand autentik që e njohin gjjthandej, madje edhe jashtë kufijve shqiptarë. Suksesi i artistes së parukerisë dhe grimit ka arritur majat, ndërkohë që edhe produktet e personaliziara të Merjes marrin vëmendje gjithnjë e më shumë.

Në lidhje me produktin e bukurisë që është lançuar nga Merja pas “Glam By Merita”, dhe që është “Eternity Palette”, artistja e grimit ka treguar se paleta e saj përmban 21 tone, ku secili ton ka emrin specifik, që ka një domethënie të veçantë. Ndërkohë Merita është shumë e zënë këtë sezon vere, pasi shumë nuse VIP apo jo, ia kanë besuar asaj pamjen në ngjarjen më të rëndësishme të jetës.

Përdorimi i toneve të ngjyrave moderne pa e rënduar pamjen e nuses, është dhe sekreti që nuset VIP, të duken si modele të dala nga kopertinat e revistave. Ndërkohë me festën e ditëlindjes, Merita na tregoi se pavarësisht stinës së verës ku shumë janë me pushime, ajo ia del t’i mbledhë të gjithë bashkë për të festuar në mes të korrikut.

Me te lexuarat