Era Istrefi si asnjëherë më parë, shpjegon largimin nga rrjetet sociale
Era Istrefi këngëtarja kosovare që arriti famë edhe ndërkombëtare, kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale, dhe për këtë ajo ka një shpjegim. Duke postuar një video të saj në Instagram, Era tha se është përqendruar në atë që e bën të lumtur.‘Arsyeja pse nuk kam postuar shumë kohëve të fundit. Ç’kyçja është luksi më i ri. Shfrytëzova kohën për t’u shëruar pas operacionit dhe më të vërtetë të përqendrohem në atë që më bën të lumtur dhe që më bën të ndjehem njerëzore. Jam përgjegjëse për energjinë që kam dhënë dhe kështu që duhet të sigurohem që ta rregullojë atë së pari. Ndihem e shëruar dhe pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres për gjërat e radhës, dhe t’i ndajë ato me ju’, shkroi më tej artistja. Muajin e kaluar, Era pati një ndërhyrje kirurgjike pasi pati nevojë për ta hequr ‘zorrën qorre’, shkruan Prive. Kujtojmë që këngëtarja ka qenë shumë e zënë këtë vit. Ajo ishte zëri i himnit të Kampionatit Botëror në Rusi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, më pas solli edhe projekte solo.