Era Istrefi në sytë e gjithë botës, shikoni skenat e klipit për kampionatin botëror
Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam janë artistët që do ta këndojnë himnin e Kampionatit Botëror, shkruan KultPlus. Këngëtarja nga Kosova Era Istrefi, vetëm 23 vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist botëror të njohur si Will Smith, duke u renditur kështu në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo. Në videoklipin e shumëpritur të këngës së titulluar “Live it Up”, Era Istrefi paraqitet në dukje të veçantë e plot stil.