Era Istrefi në krah të French Montana, zbulohet shifra me shumë zero e klipit

“No I love yous” ishte klipi i shumëpritur, ku këngëtarja nga Kosova Era Istrefi u shfaq me reperin e famshëm 32 vjeçar, French Montana. Por sa ka kushtuar një projekt i tillë muzikor, i realizuar në Los Angeles, dhe i destinuar për tregun ndërkombëtar të muzikës? Menaxheri i këngëtares që prej një viti komentohet si i dashuri i zemrës së Era Istrefit, Faton Shoshi zbuloi për revistën “Story” shifrën me shumë zero të parave që janë shpenzuar për këtë projekt muzikor. “Ka kushtuar rreth 150 mijë Dollarë i gjithë projekti”, tha Fatoni. Vargjet e këngës janë shkruar nga vetë 21 vjeçarja, e cila në këtë projekt shfaqet shumë në formë, por me ndryshim të dukshëm në ngjyrën e flokëve, pasi nga biondja e projekteve të mëparshme tani është brune e theksuar. Për realizimin e klipit, Era dhe Fatoni u vendosën në SHBA. Ndërkaq ky bashkëpunim i këngëtares me Montana-n u konsiderua “bileta” e Era Istrefit, për të rimarrë dhe një herë vëmendjen e mediave ndërkombëatre. Ky bashkëpunim vjen disa muaj pasi Era Istrefi publikoi klipin e këngës “Redrum”, projekti i cili pasoi super hitin “BonBon”, që e bëri të famshme këngëtaren shqiptare në tregun e huaj. Pak para këtij projekti gazetari i “Forbes” Steve Baltin, e intervistoi Era Istrefin në SHBA, duke e cilësuar si këngëtarja nga Kosova që goditi skenën ndërkombëtare me klipin e saj “BonBon”, e që ja doli të merrte vëmendjen e botës. “Unë dua përsosjen në muzikë” i tha ajo ndër të tjera gazetarit që e cilësoi si “popstar-e e së ardhmes”, në hyrjen e intervistës së realizuar me artisten në Hollywood.