Era Istrefi mbush 30 vjeç, ja urimi i veçantë i motrës së saj

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Era Istrefi, feston sot ditëlindjen.

E lindur më 1994, Era sot feston 30-vjetorin e lindjes së saj.

Këngëtarja ka marrë shumë urime të përzemërta nga ndjekësit, personazhet publikë dhe familjarët. E sigurisht që nuk kishte si të mungonte një urim prej motrës së saj, Nora Istrefi.

Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”-it shkruan:

“Happy birthday për motrën më të mirë në botë. Jam me fat që je pjesë e jetës sime. Të dua çdo ditë!❤️”.

living.al