Era Istrefi kthehet në krahët Faton Shoshit, dalin hapur si të dashuruar në Prishtinë

Këngëtarja Era Istrefi duket se tashmë është rikthyer sërish në krahët e ish-të dashurit dhe menaxherit që i dha sukses ndërkombëtar, Faton Shohit. Pas lajmeve të ndarjes, çifti janë fotografuar në “Shisha Lounge” në Prishtinë, shumë të qeshur dhe të lumtur në krah të njeri-tjetrit, që do të thotë se atmosfera shpirtërore mes tyre është ngrohur mjaftueshëm. Pritet që Era t’i rikthehet edhe muzikës, pasi është fotografuar në studion e Cricet, producentit që i ka bërë këngën “Bon Bon”, ndërkombëtizuar nga Shoshi.Para disa ditësh Era dhe Fatoni rifilluan të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram, duke ngjallur dyshime se ata janë kthyer në lidhjen e tyre dhe mesa shuihet kjo është e vërtetë. Era këto kohë ka jetuar në Londër që prej ndarjes romantike dhe profesionale nga menaxheri i saj, kurse Fatoni është parë në shoqërinë e Ledrit Vulës dhe miqve të tij, por edhe modeleve, këngëtareve e femrave seksi në SHBA. Sipas një rrëfimi që Fatoni ka bërë për mediat e Kosovës nga menaxhimi i tij Era Istrefi ka të pa publikuara shumë këngë me potencial ndërkombëtar, siç është një bashkëpunim me Sian. I pyetur javën e kaluar nga “Panorama Plus” për një mundësi ribashkimi dhe, cila është marrëdhënia e tij aktuale me Erën, ai u përgjigj: “Është herët për të folur rreth kësaj çështjeje. Ne jemi shokë, që do të thotë se kurrë s’jemi ndarë keq në marrëdhënien tonë. Por gjithçka pritet të shihet më vonë si do të shkojë”, tha ai. Era Istrefi arriti famën e saj nën menaxhimin e Faton Shoshit, por para pak kohësh krisja erdhi për disa kontradikta në lidhje me projektet. Lajmet se ata nuk bashkëpunonin erdhën pas klipit “No I love yous”, që Istrefi e realizoi me reperin e famshëm 32 vjeçar French Montana. Klipi u realizua në Los Angeles, dhe kushtoi shumë. Ndërkohë kujtojmë se ishte Fatoni ai që bëri të mundur lidhjen e kontratës 1.5 milionë dollarë me “Sony” dhe “Ultramusic”, kontratë që i hapi dyert e karrierës Erës në botë. Story.al