Era Istrefi ka një urim special sot për Norën në ditën e lindjes
Në një ditë si e sotmja, Era Istrefi nuk kishte se si të mos zgjidhte urimin më të dashur për ditëlindjen e motrës së saj, Nora Istrefi.
“Gëzuar ditëlindjen e mrekullueshme. Jam e lumtur për të gjitha kujtimet tona dhe e gëzuar që do krijojmë kujtime të tjera bashkë”, ka shkruar Era në foton ku shihet me Norën, duke krijuar përshtypjen se mund të vijë me bashkëpunime të tjera me motrën e saj.
Kujtojmë se debutimi i Erës në muzikë qe i mëvonshëm nga ai i Norës dhe fillimisht u njoh si motra e Nora Istrefit. Por debutimi i “Bon bon” dhe suksesi i saj çoi në skena ndërkombëtare duke bërë që emri i Erës të krijonte vendin e vetë në muzikë./revistawho.com