Era Istrefi & Faton Shoshi i japin fund lidhjes? Çifti zhdukin njëri-tjetrin nga Instagrami

Pas thashethemeve që qarkulluan pas këngës “No I love yous”, duket se këngëtarja Era Istrefi dhe menaxheri i saj, Faton Shoshi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të punës dhe të dashurisë. Ata tashmë e kanë “zhdukur” njëri-tjetrin nga lista e miqve në Instagram, duke lënë të kuptohet se mesa duket janë shkëputur. Vetëm pak javë më parë ishte Robert Berisha, kunati i Erës ai që dha lajmin se Era kishte ndërprerë marrëdhënien bashkëpunuese me Fatonin, i cili për hir të së vërtetës bëri të mundur famën e saj në botë. Të shohim nëse do të kemi ndonjë reagim nga të dy.