Era Istrefi do të shpërngulet një herë e mirë në Angli dhe ka një arsye të fortë për këtë

Era Istrefin nuk do ta shohim shumë shpesh në Kosovë, e jo pa arsye. Këngëtarja ka vendosur të shpërngulet jashtë vendlindjes, ndonëse prej kohësh e kemi parë më shumë në udhëtime e sipër.

Sot, Era feston ndryshe pasi lidhja e saj me Anglinë tashmë do të jetë…e përjetshme. Këngëtarja ka ndarë disa foto në Instagram – ku nuk mund ta mohojmë, vërehet qartazi fryma e festës – duke treguar se është zyrtarisht banore rezidente në Angli. “Sapo mora rezidencën”, ka shkruar Era, duke bashkangjitur edhe flamurin anglez në shkrim. Këngëtarja shihej shpesh me udhëtime drejt Londrës, ndërsa tani ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Mbretërinë e Bashkuar.

View this post on Instagram

Just got the Residency🇬🇧🍾

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Era pritet të sjellë një bashkëpunim me Butën, projekt që e paralajmëroi që në korrik. Se kur do t’i shohim bashkë dyshen, kjo nuk dihet ende. Megjithatë, diçka po përgatitet dhe kjo është pak por e sigurt! /News31