Enxhi Çuku romancë dashurie me një vajzë, “Aroma e trëndafilit të kuq” është filmi që s’duhet humbur

Lumturi, ankth dhe një histori dashurie që i zhvillon personazhet drejt një fundi të lumtur, që nuk dihet nëse do ta gjejnë.

Është romanca “Aroma e trëndafilit të kuq”. Një realizim shqiptar që sjell për herë të parë ndjenjat mes dy vajzave në dashuri me njëra-tjetrën.

Fiori është një shitëse lulesh në një qytet provincial, ndërsa Era, një punonjëse librarie. Të dyja krijojnë një ndjenjë të forte, kur Era ndalon krejt rastësisht në dyqanin e luleve.

Miqësia forcohet në një udhëtim, kur Fiori ofrohet ta ndihmojë të zbulojë bukuritë e revierës. Pjesa tjetër është një histori dashurie plot ndjenjë dhe sensualitet, që nuk dihet si do të përfundojë, përderisa zhvillohet në një ambjent mashkullor, ku seksualiteti ekziston vetëm mes gjinive të ndryshme.

Me regji dhe skenar nga shkrimtari shqiptar Aurel Naqi, i cili jeton në Amerikë, ky është filmi i parë me temë dashurie midis së njëjtës gjini. Aktoret kryesore janë Enxhi Cuku dhe Xhulia Musagalliu dhe së shpejti pritet të lançohet për në festivalet e filmit.