Enxhi Çuku, aktorja që marrosi Ermal Mamaqin në serialin “Femrat” prezanton të dashurin
Tre vite pas famës së mrekullueshme që modelja Enxhi Çuku mori në serialin “Femrat”, vjen me ndryshime në jetën sentimentale. Vajza që marrosi komedianin Ermal Mamaqi në rolin në fjalë, ka ndarë me miqtë fotot me të dashurin, Flavio. Ajo po kalon momente të bukura në Greqi, ndërkohë që ka marrë shumë urime nga miqtë. Enxhi, e cila bëri shumë fansa për vete me rolin e saj në serial kur ishte vetëm 18 vjeç, tashmë paralelisht punon si modele, aktore dhe moderatore televizive. Ajo sa ka përfunduar xhirimet e filmit me metrazh të gjatë “Bunker”, një prodhim kinematografik i zhanrit romancë dhe dramë. Filmi trajton tematikën e viteve ’80 të internimit, dhe dashurinë që lind midis një vajze për të cilën familja ka vendosur të martohet me operativin, ndërkohë që ajo dashurohet me një të internuar. Enxhi luan rolin kryesor në filmin me regjisor Kastriot Hasën, një kineast që jeton në Los Angeles. Sa për komedinë romantike “Femrat”, në fund të serialit pamë se Riku (Ermal Mamaqi) edhe pse shmangej, nuk mundej t’i shpëtonte dashurisë që gjithmonë dilte aty ku nuk e kërkonte, pikërisht vajza e quajtur Ada në film (Enxhi Çuku). Pas një periudhe që qëndronte larg femrave, atij i bie në kokë pikërisht brunia e gjatë Ada, e cila ia vuri këmbët në një këpucë. Pas publicitetet që producentët e filmit i bënë këtij çifti në serial, ata u konsideruan çift shumë i bukur dhe interesant.