Enrique Iglesias shpallet artisti latin më i mirë i të gjitha kohërave
Enrique Iglesias është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards 2020.
Edhe pse ky event do të mbahet nesër mbrëma, një prej fituesve është zbuluar para kohe.
Enrique numëron më shumë se 40 hite, mbi 17 miliardë klikime dhe mbi 10 miliardë njerëz të pranishëm në koncertet e tij.
Në 2021 Enrique ka planifikuar një tur prej 25 shfaqjesh në Amerikë me Ricky Martin, megjithatë çdo gjë varet nga pandemia.