Enrique Iglesias: “Pas lindjes së binjakëve, unë dhe Anna Kournikova bëjmë më shumë seks”

Gjërat duket se po shkojnë mirë për këngëtarin e famshëm, Enrique Iglesias dhe partneres së tij, tenistes Anna Kournikova, pas videos ku ai u shfaq duke u puthur me një fanse gjatë një koncerti në Europë. Çifti e mbajti të fshehtë lajmin se do të bëheshin prindër, deri në fund të shtatzënisë së tenistes, e cila në dhjetor të vitit të kaluar solli në jetë binjakët, Nicholas dhe Lucy, shkruan Panorama Plus. Pas lindjes së binjakëve, këngëtari 43-vjeçar flet se si foshnjat kanë ndikuar në jetën e tyre seksuale. “Ndoshta bëjmë më shumë seks tani se kurrë më parë. Seksi nuk është pakësuar”, ka thënë ai gjatë një interviste për “The Sun”.

Iglesias-2

Enrique dhe 37-vjeçarja Anna nuk janë fotografuar së bashku që nga viti 2012, por shpeshherë ata postojnë në profilet e tyre në rrjetet sociale foto dhe video të ndryshme të njëri-tjetrit. “Si çdo çift, edhe ne kemi uljet-ngritjet tona pasi jo gjithmonë është perfekte”, ka thënë Iglesias për “The Sun” duke shtuar: “Por është perfekte në një mënyrë”. 43-vjeçari komentoi edhe Anna-n si nënë: “Është bukur të shohësh atë si një mami të mrekullueshme. Është e pabesueshme të shohësh një nënë të bëjë atë që bën, kur futet instikti i nënës”.