Enrique Iglesias, i lidhur prej 21 vitesh, shokon ndjekësit, pasi puth në buzë një fanse

Enrique Iglesias është filmuar duke puthur dhe përqafuar me më shumë dashuri seç duhet një fanse, ndërkohë që prej më shumë se 2 dekadave, është i lidhur me tenisten ruse Anna Kournikova.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare, në Instagram, Iglesias shfaqet duke e puthur me shumë pasion fansen dhe kjo i ka lënë të çuditur fansat e tij.

Videoja mori shumë likes dhe komente, të cilat përfshinin mendime të ndryshme nga ndjekësit.

Disa e vlerësuan dashurinë e tij ndaj fanses, të tjerë, kanë pyetur nëse Anna (partnerja e Enrique) ndihet mirë, apo është okay me këtë situatë, komentues të shumtë i kanë kujtuar gjithashtu se ka një partnere.

Anna dhe Enrique u takuan në vitin 2001 dhe kanë tre fëmijë së bashku: binjakët Nicholas dhe Lucy (4 vjeç) dhe Mary (2 vjeç).

Edhe pse nuk është hera e parë që Enrique puth një fanse, sërish, pas kaq shumë kohësh është surprizuese.

Ja disa raste:

Anabelmagazine