Eno Popi nuk publikon foto të së bijës në rrjetet sociale, por partnerja e tij na prezanton me vogëlushen
Nëntë muaj më parë, gazetari i njohur Eno Popi u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Atena Pali solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Liv.
Eno Popi është shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private dhe në asnjë moment nuk ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të së bijës.
Por Atena nuk ka rezistuar dot dhe ka postuar së fundmi një imazh të vogëlushes, por sigurisht duke mos i zbuluar fytyrën. Ajo shfaqet duke mbajtur në duar dhe duke puthur Livin.