Eno Popi bashkëprezantues me Bora Zemanin në “DWTS”! Moderatori: Paralelisht Do të nis edhe…
Gazetarin dhe moderatorin Eno Popi do e shohim sërish në ekranin e Top Channel, me dy projekte të reja.
Në “Wake Up”, Eno zbuloi se do të jetë bashkëprezantues me Bora Zemanin në spektaklin më të madh të kërcimit, “Dancing With the Stars”, i cili pritet të nisë më 7 tetor.
Eno do të jetë në “goldroom”, aty ku do të marrë opinionet e para të konkurrentëve, direkt pas perfomimit të tyre.
“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”
Paralelisht me Dancing, Eno do të nisë një tjetër projekt në Top Channel, që ka në fokus sipërmarrjen dhe idetë e të rinjve, duke premtuar se është shumë interesant.
“Me DWTS paralelisht do të nis një tjetër projekt. Është shumë interesat, është program i fokusuar te sipërmarrja, idetë e të rinjve. Janë dy gjëra që i kam marrë me shumë dëshirë, por i kam marrë me shumë impenjim”– tregoi Popi.
Top Channel