Eno na qeras shuuuumë rrallë, por kur e bën i ëmbëlson të gjithë
Eno Popi nuk është nga ata personazhe që i qëndrojnë besnikë postimeve të rregullta në ‘Instagram’, por sot nuk i rezistoi dot kësaj fotoje me të bijën Liv.
Me vetëm një zemër dhe emrin e së bijës, gazetari e ka lënë foton të flasë për të.
Eno poston rrallë e për mall, por kur e bën suksesin e ka të garantuar. E vogla rritet çdo ditë dhe ne u gëzuam shumë që e pamë.
Eno u shfaq për herë të parë me vajzën e tij publikisht në kopertinën e Revistës Who, në 2019-ën./revistawho.com