Enki Braçaj: Në jug vajzat sillen si “Princeshat e babit”, por realiteti qëndron ndryshe

Spikerja me dekoltenë zbuluar, Enki Bracaj nis serilin e kronikave në Jug, ku zbulon anën e errët të pushuesve VIP

Nga lidhjet direkte me “Aldo Morning show”, Enki Braçaj vendoset në plazhet e Jugut për të nisur një tjetër aventurë. E njohur si spikerja e lajmeve me dekoltenë zbuluar në “Zjarr tv”, ajo tashmë na dëshmon se për karrierën e saj ka nisur një epokë tjetër, ajo e të bërit televizion në mënyrë të pavarur. Sapo ka nisur serialin e kronikave nga Jugu, ku vendos të zbulojë anën e errët të pushimeve luksoze të personazheve me ndikim në publik, nga “pjeshkat e Instagramit” tek politikanët. Për “Panorama Plus” ajo zbulon detajet e projektit unik:
“Realiteti sipas Enkit” është seriali i kronikave verore që ti po realizon në Jug, dhe e transmeton në kanalin tënd në youtube. Si lindi kjo ide?
Ideja më lindi pasi kam parë plot fenomene të ndyshme ku të gjitha diskutohen nën zë, dhe unë vendosa të them atë që unë mendoj te “Realiteti sipas Enkit”.

86D86C59-94E9-4C5D-8897-80BAB7608FFB

Episodi i parë titullohej “Pjeshkat në Jug”, ku ti zbulon peripecitë që fshihen pas fotove të tyre në Instagram, ku shfaqin vetëm pjesën e luksit. Çfarë të ka bërë përshtypje në paradat buzë detit?
Sikurse e kam thënë edhe te episodi i parë, më kanë bërë përshtypje vajzat të cilat edhe pse pa punë dhe me ekonomi familjare mesatare, në buzë të detit të gjitha sillen si “princeshat e babit”.
Ti ku e fut veten, si ndjehesh mes tyre?
Te një kategoria e vajzës që punon dy punë, dhe minimalisht justifikon shpenzimet e veta dhe ndonjë prapaskenë të vogël.(Qesh)
Po pas djemve muskulozë dhe të pasur që pushojnë në Jug çfarë realiteti fshihet?
Përgjigja e kësaj pyetjeje do të zbulohet të martën në orën 18:00.
Do bësh pjesë të ndonjë episodi, politikanët apo njerëzit e ekranit, dhe si mund t’ua çjerrësh maskën?
E kam menduar të bëj pjesë të projektit edhe personazhet publikë, sidomos politikanët të cilët më keq se këto “pjeshkat në jug”, as ata nuk i justifikojnë dot shpenzimet që bëjnë. (qesh)
Ndërkohë sapo ke lënë pas sezonin e “Aldo morning show”, si do e përshkruaje si eksperiencë dhe do vazhdosh të jesh sezonin e ri?
Ishte eksperiencë fantastike. Une marr shumë dashuri dhe pozitivitet nga ai emision dhe nuk e imagjinoj dot ta filloj ditën pa energjinë që më jep “Aldo Morning Show”. Kështu do të rishihemi sërish në shtator.
Dukesh energjike, thumbuese dhe e drejtpërdrejtë. Cilat janë synimet e tua në televizion, mendon se je prerë për të?
Sigurisht që të kem një emision timin, dhe pse jo në Prime Time.

71AC86FC-C70E-4E6B-9AC0-3A4421F52F11
Duke qenë se fillimet i ke në një televizion ku jepje lajmet me dekoltenë zbuluar. Ka nga ata që të bëjnë oferta për revista apo filma për të rritur?
Besoj se karriera ime është rritur mjaftueshëm, dhe synimet janë parë që nga debutimi im në televizion. Kështu që nuk ka vend për të tilla oferta.
Duke qenë se dekoltenë e ke asetin tënd më të spikatur, ka diçka që do të doje ta përmirësoje në fizikun tënd?
Unë jam një person që e dashuroj pasqyrën, dhe ka një arsye për këtë. (Qesh) Megjithatë ia kam kuptuar hilen që nuk duhet ta zgjas shumë qëndrimin përpara saj, se filloj e gjej defekte dhe atje ku s’kam.
Për ty të qenit seksi është fuqia më e madhe që ka një femër për t’ iu hapur çdo derë.Ti si e përdor këtë armë?
Nuk është arma më e madhe që mund të ketë dikush, por në fund të fundit ngelet armë. Dhe më vjen keq të them që nga ky mentalitet seksist shohim shumë femra që nuk e meritojnë të jenë në ekrane, ndërkohë që ato që kanë më shumë se kaq për t’i dhënë publikut nuk vlerësohen sa duhet./Panorama Plus