Enkelejd Mezini i “Big Brother” mik i nënës së Nicky Minaj
Gati dy vjet pasi ish-lojtari i “Big Brother”, Enkelejd Mezini nisi jetën e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë bashkëshortes Suzane Cuomo, ai ka kapur ritmin e jetës atje si pjesë e kinemasë dhe e një biznesi të ri. 30 vjeçari i rritur në Athinë, gjatë lojës në “BB” u bë i njohur si sozia shqiptar i Brad Pitt, për ngjashmërinë fizike me aktorin hollivudian. Pas rolit në produksionin amerikan “Marvel e Disney”, në serialin “Luke Cage” i Marvel e “ABC Studio”, shqiptari është përzgjedhur për serialin “Swiped”, një film i ngjashëm me ‘reality show-t’, ideuar në takimet mes çifteve pas njohjeve virtuale. Enkelejdi, i cili këtë muaj po shijon plazhin në Florida, duket se ka arritur të ketë një jetë për t’u pasur zili. Në këtë foto e shohim shumë pranë nënës së artistes Nicky Minaj, Carol Maraje, e cila e takoi Enkelejdin pasi ishte e interesuar për programin e DNA, një projekt ekskluziv biznesi i Mezinit, që ndihmon gratë dhe burrat në zgjatjen e rinisë.