Enkelejd Mezini i “Big Brother” bëhet baba në SHBA me italianen që ka 13 vite: Martesa ime pas shumë stuhive

Tre vite më parë ish-lojtari i “Big Brother” Enkelejed Mezini nisi jetën e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë bashkëshortes italiane Suzzane Cuomo, dhe sot kanë vajzën e tyre në duar edhe pse nuk e mohon që kanë kaluar jo pak ditë me shi dhe stuhi në historinë e tyre. Djali simpatik nga Tirana por i rritur në Athinë, gjatë lojës në reality-show u etiketua si sozia shqiptar i Brad Pitt, për shkak të ngjashmërisë fizike me aktorin hollivudian. Por tashmë në New York ai njihet si Enkelejd Mezini, aktori i disa roleve ne kinemanë amerikane dhe biznesmeni i sukseshëm me klientë artistë të famshëm. Nëse rezultati i suksesit të tij në SHBA është pamja, talenti, puna apo fati ai i zbulon në këtë intervistë për revistën “Story”.

Enkelejd-Mezini-2

Pak javë më parë u bëre baba i një vajze nga dashuria me Suzzane. Si e përjetove momentin kur more fëmijën tënd të parë në duar?
Kur mora vajzën time Ella (frymëzuar nga Cinderella) në duart e mia për herë të parë ishte eksperienca më e bukur që kam jetuar deri tani.

Dëshira jote ishte për djalë, apo je i kënaqur me çfarë Zoti të bekoi?
Jam shumë i lumtur që fëmija im i parë është vajzë, dhe nëse shikoni edhe tipin e DNA, ju femrat keni 12 kromozome më shumë se meshkujt. Dhe kjo do të thotë që jeni më të mençura se ne meshkujt, ose që diçka dini më shumë.

Enkelejd-Mezini-3

U bëre prind me partneren italiane prej më shumë se një dekade. Çfarë e bëri rezistente lidhjen tuaj pavarësisht faktit që keni pasur periudha në distancë?
Besoj se fakti që e ka bërë lidhjen time me Suzannën të rezistojë plot 13 vjet, është se unë u rrita në një familje që më mësuan se kur diçka prishet duhet të mendoj si ta rregulloj dhe jo ta hedh, e të blej një tjetër. Lidhja ime në distancë ka kaluar shumë ditë me shi, borë dhe furtunë por gjithmonë dielli dilte prapë, dhe më i ngrohtë.

Kur ti ishe lojtar në “Big Brother”, partnerja jote bëri përshtypje me deklaratën se s’e kishte problem nëse ti do të krijoje marrëdhënie intime me ndonjë nga lojtaret. Vazhdon të jete kaq mendjehapur dhe tolerante me ty tani që jeni martuar?
Kur isha në “Big Brother”, Suzanne e dinte që ajo ishte një lojë dhe prandaj u shpreh ashtu. Por e vërteta është që ajo ishte në kompjuterin e saj në Neë York duke parë lëvizjet e mia 24 orë në 7 ditë të javës. Suzanne është një vajzë mendjehapur, dhe ajo është krenare për mua. Madje kënaqet kur femrat më bëjnë komplimente se e di që në fund të ditës më ka ajo në krevatin tonë, pra jam pranë saj. Prandaj edhe unë e thërras “Suzanne amore mio grande” (Suzanne, dashuria ime e madhe).

Enkelejd-Mezini-1

Për Suzanne ti le Greqinë ku jeton familja jote, për t’iu bashkuar asaj në SHBA. Si është jeta juaj aty?
Suzanne është mësuese e gjuhës italiane në Huntington School në Long Island, kurse unë kam biznesin tim “Prism Med Spa” në Roslyn Long Island Neë York, ku merrem me Marketing and Advertising. Jeta jonë në SHBA është normale, punë dhe shtëpi. Ndërsa në kohën e lirë shkojmë në kinema, muzeume, shëtitje në Cental Park, ulemi në baret e Brooklyn ose Manhattan-it, frekuentojmë club-et ose ftojmë shokë e shoqe në shtëpinë tonë për barbecue.

Me mbërritjen tënde në SHBA u angazhove në botën e kinemasë, për të cilën edhe ke ndjekur studimet në Athinë. Mund të përmendësh disa projekte ku ke luajtur si aktor?
Unë kam bërë shkollën e aktrimit në Athinë, aty ku bëra një film në televizion dhe një tjetër në kinema. Kur erdha në New York, filmi i parë që më zgjodhën ishte për serialin televiziv “Poëer” i shkruar nga 50 Cent, apo “The Deuce” me James Franco, role të vogla. Por kam marrë dhe rol protagonisti në një film që titullohet “Sëiped”, që ka të bëjë me njohjet apo lidhjet që nisin në internet. Ndërsa para dy vitesh prezantova “Neë York Albanian Film Festival”.

Enkelejd-Mezini-4

Mes kinemasë dhe biznesit çfarë do të konsideroje arritje të madhe në karrierën tënde amerikane?
Ajo që kam realizuar dhe e konsideroj sukses të madh është që biznesi im u zgjodh dy here nga “Bravo TV” në NY për të xhiruar episodin e parë të sezonit 8 të “reality shoë-t” “The Real house Ëife’s Of Neë Jersey”. Xhirimi i parë u bë në sallonin tonë Prismmedspa.com në Roslyn, ku dhe organizuam një event të madh, dhe ku një nga aktoret më simpatike, Siggy Flicker firmosi librin e saj. Ndërsa xhirimi i dytë u bë në Neë Jersey, në një restorant ku unë prezantova një “fashion shoë” për një nga aktoret e “reality shoë-t”. Këto dy xhirime janë ndjekur nga mbi 300 milion persona në SHBA dhe Europë, dhe vazhdojnë të shihen çdo ditë. Tek disa nga eventet na ka vizituar dhe një shok i dashur, fotografi me famë botërore Fadil Berisha, apo legjendën Xhevat Limani. Do të veçoja po ashtu takimet me Dolores Katania, një nga aktoret, kliente dhe mikeshë e imja, si dhe me producentin Joti Elli, të cilit i kam dorëzuar çmimin e tij në “Albanian Film Festival në NY.

Enkelejd-Mezini-6

Ke tërhequr vëmendjen e regjisorëve me ngjashmërinë që ke me Brat Pitt. E ke pasur më të thjeshtë të arrish qëllimet e tua me pamjen që ke?
Tani unë jam Enkelejd Mezini, djali i Shkelzën Mezinit dhe Donika Kalocit nga Shqipëria. Kam bërë një rrugë të gjatë që të mbërrij këtu ku jam sot, kam kaluar shumë momente të vështira por kam kaluar dhe shumë momente të bukura dhe shpresoj t’u pëlqej! Sa për ngjashmërinë me aktorin e famshëm edhe “Po” mund të jetë kështu. Kjo pasi që ditën e parë që mbërrita në Neë York më ngatërruan me Brad Pitt, dhe me shumë aktorë të tjerë të Hollyëood-it, por unë nuk jam ai ose ata, unë jam Enkelejdi. Shumë nga klientët e mi më thonë që duhet të luaj në filma se jam aktor natyral. Por e vërteta është që jam shumë i kënaqur me punën time aktuale, biznesin tim. Oferta për role filma në bëhen gati çdo ditë, më dërgojnë mesazhe dhe email-e, por po pres për rolin që do më pëlqeje më shumë mua. Ndaj tani e para punë më e rëndësishme për mua është engjëlli i vogël vajza ime.

Enkelejd-Mezini-5

Ke jetuar vite beqarie në Greqi dhe tani krijove familjen në SHBA. Që të përfundosh me njeriun që do ka qenë në dorën tënde apo të fatit?
Pyetje e bukur! Unë besoj kështu: Së pari këtu është një e vërtetë e vështirë për t’u pranuar, që do të thotë se unë, ne apo ju nuk mund ta bëjmë dikë që të na dojë. Së dyti vendimi më i mirë që mund të marrim në jetë është të mos e kërkojmë dashurinë e dikujt që nuk na ka dashur.

Të tremb martesa në një vend aq të madh ku tundimet janë të shumta?
Nuk më tremb martesa në New York ose në çdo vend të botës, sepse pratnerja ime Suzanne jo vetëm më do, por është edhe shoqja ime me e mirë./Story.al