Eni Vasili: Gardëroba e gazetares me veshje klas, kombinimet jashtë studios së hapur

Një gazetare si Eni Vasili që shquhet për stilin e përmbajtur, ka po ashtu gardërrobë serioze të dominuar nga klasi i së zezës. Moderatorja e emisionit politik “Studio e hapur” në “News 24” dhe autorja e librit “Unë kam vrarë”, në eventet ku merr pjesë jashtë punës në televizion preferon kombinimin e veshjeve duke ndërthurur shpesh klasiken me modernen. “Story” ju fton të njiheni “Me stilin e Eni Vasilit” në rubrikën inspiruese të muajit qershor.

Qershor 2014
Fustani i zi me dandellën e theksuar tek pjesa e dekoldesë, e bën të duket vërtet elegante në pritjen e organizuar pranë Ambasadës Italiane në Tiranë. Gjatësia e fustanit është e duhura, në mënyrë që gazetarja të qëndrojë brenda kontureve të seriozitetit të ndihmuar nga ngjyra e zezë.

Qershor 2014
Në këtë event të qendrës estetike “Vivia”, Eni Vasili ka zgjedhur të kuqen tipike. Edhe pse është bukur ta shohim Enin me një fustan në ngjyrën e zjarrtë, mund të themi se nuk është ky ndër kombinimet më të mira të saj. Modeli i fustanit dhe po ashtu bizhuja në qafë e tregojnë pak të madhe në moshë, dukje që mund ta kishte shmangur. Gjithashtu dhe kombinimi me këpucë të zeza nuk është i duhuri.

Janar 2015
Pantallona të zeza të ngushta pas trupit dhe një pellush dimëror ngjyrë bezhë, janë veshja e gazetares për mbrëmjen e bamirësisë së organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit në janar të vitit 2015, në Tiranë. Duket veshje e këndshme për një event të tillë.

Mars 2015
Ngjyra e zezë është e preferuara e Eni Vasilit, pasi e ka zgjedhur ta veshë dhe në promovimin e librit të saj “Unë kam vrarë”. Kësaj here ka preferuar xhaketë lëkure të zezë, që thyen paksa seriozitetin e pantallonave të zeza dhe të gjera.

Shtator 2015
Në eventin VIP, që “ALBtelecom” organizoi në shtator të vitit të kaluar, gazetarja e njohur ka veshur këtë fustan me motive leopard. Është fustan me prerje serioze, dhe që ajo e ka kombinuar me aksesorët e tjerë, madje dhe me ngjyrën e flokëve.

Tetor 2015
Në festën e “Top Albania Radio”, Eni duket chic, e kombinuar totalisht me të zeza. Kjo veshje i nxjerr në dukje linjat e rregullta të fizikut. Konsiderohet veshje shumë e përshtatshme për profilin e saj serioz si moderatore e një emisioni të ndjekur politik.

Dhjetor 2015
Një veshje mjaft e guximshme mund të cilësohet ky kombimin i Eni Vasilit në mbrëmjen e përvitshme të ndarjes së çmimeve “Kult” në Tiranë. Kombinimi i pantallonave të zeza me rozën e lehtë në stinë dimri është shumë i këndshëm, dhe që i shkon pamjes së saj.