Eni Shehu nis një aventurë të re që nuk është në karantinë

Një tjetër format televiziv do t’i shtohet ekranit. Dedikuar natyrës së Shqipërisë, bukurive të vendit tonë, kampionëve të rinj, fitnessit e shumë temave të tjera, programi i ri mban një emër po aq të veçantë.

Nuk është karantinë” do të vijë sëshpejti nën drejtimin e Eni Shehut, i cili ka në fokus aventurat, dinamikën dhe adrenalinën që do ta shoqërojnë publikun puntatë pas puntate. “Më besoni, është një serial televiziv krejtësisht dinamik dhe shumë sfidues! Mezi po pres ta shihni dhe të frymëzoheni nga aventurat, personazhet, historitë dhe këshillat për një jetë aktive e sa më të shëndetshme”, ka shkruar ndër të tjera Eni, duke theksuar se emisioni do transmetohet çdo fundjavë në ABC News.

Edhe spoti i realizuar ka si synim t’i përshtatet plotësisht natyrës së formatit, ku në fund shihet fare shkurt edhe Xhemi Shehu duke u stërvitur. Sepse siç e thamë, fokusi do të jetë edhe tek fitnesi. Një sfidë post-karantine, që “Nuk është karantinë“! /News31