Eni Shehu: Më hodhën gabimisht rrogën e Eni Çobanit në llogarinë time
Rudina ka pasur dje të ftuar në emisionin e saj të pasdites Eni Shehun, të cilin e prezanton me shaka si “Eni Çobani”. Kjo është bërë për të rikujtuar momentin e ngatërresës që dikur u bë viral, kur Rudina thërret në studio Eni Çobanin duke i thënë “Eni Shehu”.
Për këtë, Eni Shehu ka treguar se mbiemri i vajzërisë së Eni Çobanit ka qenë Shehu. Këtë e ka zbuluar për shkak të një gabimi që ka ndodhur shumë kohë më parë kur rroga e juristes kishte kaluar në llogarinë e moderatorit.
“Në studion tonë prezantojmë Eni Çobabin (qesh), Eni Shehun. Më pëlqeu atëherë kur unë i thashë Eni Çobanit, Eni Shehu dhe ti zbulove që Eni Çobani e ka pasur mbiemrin e vajzërisë Shehu”, – i tha Rudina Enit, ndërsa ai rrëfeu se kjo kishte ndodhur rastësisht:
Rastësisht e kam zbuluar këtu në Klan. Më kanë kaluar një herë rrogën e Eni Çobanit dhe shyqyr që nuk e harxhova, se nuk e di ku mund t’i gjeja lekët që t’ia rimbursoja. Nuk e vura re, sepse ishte shumë i shpejtë operacioni financiar, saqë ashtu siç erdhën, ashtu ikën lekët. Unë thjesht e mora vesh nëpër korridore.