Eni Koçi shkëputet nga Genc Prelvukaj, nis rrugëtimin solo

 

Këngëtarja Eni Koçi ka paralajmëruar publikimin e këngës së re, ku kësaj here vendos “të ndahet” nga Genc Prelvukaj. Pas disa bashkëpunimeve të njëpasnjëshme, përfshirë ato me të dashurin e saj, reperin e njohur Prelvukaj, tashmë ka vendosur të dalë solo. Këngëtarja sot ka dhënë lajmin se do të sjellë këngën e re duke publikuar vetëm një fotografi në Instagram. E veshur në një bluzë sportive në ngjyrë të verdhë, këngëtarja ka shkruar se së shpejti publikon këngën e re që do të titullohet “Zemër”, shkruan Prive.