Eni Koçi rrëfen për herë të parë kuptimin e veçantë të emrit të saj dhe si do ta quajë vogëlushen: Ia kemi vendosur…
Këngëtarja Eni Koci tashmë ndodhet në muajin e gjashtë të shtatëzanisë dhe pritet që të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në tetor.
Ajo dhe këngëtari Genc Prevlukaj janë në pritje të një vajze. Çifti vendosën ta bënin të ditur lajmin në projektin e tyre muzikor ku aty zbuluan dhe gjininë e bebushit.
E ndërsa po shijon periudhën më të ëmbël të jetës së saj, Eni ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit ku i kanë shtruar pyetje nga më të ndryshme rreth shtatzanisë apo si do tja vendosin emrin vogëlushes së saj.
E pyetur nëse ka menduar për emrin e vajzës, artistja u shpreh se ia kanë vendosur emrin tashmë por dëshiron që ta mbajnë ende një sekret për publikun.
“E kemi vendosur por mbetet ende sekret”– tregoi ajo.
Ndër të tjera këngëtarja ka zbuluar për herë të parë dhe kuptimin e veçantë që mban emri i saj. Një tjetër e pyeti nëse emri i vogëlushes së saj do të jetë shqiptar pasi ajo vetë nuk e ka të tillë.
Koçi tregoi se pak para se të vinte në jetë, gjyshi i saj u largua nga kjo botë dhe për këtë arsye e ëma i ka vendosur emrin Eni duke e përshtatur me atë të gjyshit të saj i cili quhej Enver. Sakaq artistja shtoi se dhe emri i vajzës patjetër që do të jetë një emër shqiptar.
“Emri im ka shumë kuptim sepse pak ditë pas lindjes time, gjyshi im ka ndërruar jetë fatkeqësisht ndaj dhe mami ma ka vendosur emrin pas gjyshit. Gjyshi quhej Enver ndërsa mua ma ka lënë emrin Eni për tu përshtatur. Vajzës patjetër që do i lëmë emër shqiptar”– u shpreh këngëtarja.