Eni Koçi qenka martuar? Urimi që i bëri Genc Prelvukajt për 40-vjetor zbuloi sekretin e çiftit
Eni Koçi ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar partnerin e saj, Genc Prevlukaj në 40-vjetorin e lindjes. Këngëtarja i shprehu dashurinë në një postim në Instagram ku shkruan se “do ta dojë përgjithmonë”. Ajo e konsideroi Genc Prevlukaj “shokun e saj më të mirë dhe një burrë të mrekullueshëm, që nuk resht duke e mahnitur”, duke zbuluar kështu një sekret që ata mund të jenë martuar. Ndërsa nuk ngurroi t’i vinte në pah, se sa me fat është që ka në krah një femër si ajo.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri! Burri im i mrekullueshëm, i cili kurrë nuk pushon së më mahnituri. Je shoku im më i mirë dhe dashuria ime e përjetshme! Të dua me gjithë zemër. Ps: Doja të të merrja diçka vërtet të mahnitshme për ditëlindjen tënde dhe e kujtova që ti tashmë më ke mua”- shkroi Eni Koçi në postimin e saj.