Eni Koçi nis përgatitjet për ardhjen e vajzës në jetë
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi pritet së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti simpatik organizuan edhe “Baby Shower” ku zbuluan se këngëtarja do të lind vajzë, shkruan “Kosovarja”.
Derisa bukuroshja është shumë pranë lindjes, përmes një Instastory të postuar ajo na ka treguar se ka nisur përgatitjet për valixhen e maternitetit.
“Pak me vonesë, por fillova ta bëj gati valixhen e maternitetit më në fund”, kishte shkruar ajo.