Eni Koçi jep lajmin: “Unë dhe Genci gati për…”

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj sërish bashkë. Artistët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi duket se po sjellin edhe këngën e tretë të tyre në duet. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila e pyetur nga fansat se kur do ta bëjë një këngë me Gencin, ajo thjesht ka treguar se projektin e kanë gati dhe se është e sigurt se do t’i pëlqejë shumë fansave, shkruan Gazeta Express. Ndërkohë çifti përveçse bashkëpunëtorë, janë edhe në një lidhje romantike.