
Eni Koçi feston 22 vjetorin me personat e dashur, çuditërisht mungon Genc Prelvukaj
Këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi, në mesnatë festoi ditëlindjen e saj të 22-të. Përvjetori i lindjes së këngëtares, nuk ka shkuar pa një befasi nga motra e miqtë e saj, që kanë trokitur në derën e Enit që në mesnatë. Këngëtarja është surprizuar me tortë, lule e dhurata e sigurisht edhe me urimet e së motrës Greta Koçit. Por në fotografitë e bukura të ditëlindjes dikush po mungon. Është reperi Genc Prelvukaj, i përfolur për lidhjen me Enin ai që nuk shihet në asnjë moment prezent, qoftë me ndonjë urim. Prive ka zbuluar lidhjen e tyre gjatë vitit të kaluar, por as njëri e as tjetri s’kanë qenë të gatshëm ta konfirmojnë romancën e tyre.
